Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për “Trepçën”

495
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar sot kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, i cili u aprovua pak javë më parë në Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës, të publikuar pak më parë, thuhet se Ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës, bëjnë me dije mediat kosovare.