Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Ina Ramës

434
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi detyrimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për rikthimin në punë të ish-kryeprokurores Ina Rama në Gjykatën e Apelit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë padinë e KLD-s e cila kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Lartë që i kish dhënë të drejtë Ina Ramës për tu rikthyer në postin e gjyqtares në apel. Gjykata Kushtetuese thotë se “kërkuesi nuk ka arritur të argumentojë në nivel kushtetues pretendimet për shkelje të procesit të rregullt ligjor, sipas kërkesave të nenit 42 të Kushtetutës, për rrjedhojë ato janë haptazi të pabazuara”. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse KLD do ta zbatojë këtë vendim të Kushtetueses apo jo.
Sigal