Gjykata kthen për hetim çështjen e privatizimit të OSHEE, Balla: Puna e prokurorisë, një skandal

624
Gjykata kthen për hetim çështjen për privatizimin e OSHEE. Ky vendim ka sjellë edhe një reagim të socialistëve. Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla pritet të dalë në konferencë për mediat për të bërë publik qëndrimin.
Taulant Balla tha se Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve për OSHEE. Ai tha se prokuroria ka dashur të mbyllë hetimet pa thirrur dëshmitarët, ndërsa e konsideroi punën e saj një skandal. Sipas Balles, prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditëBallës,
“Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve për OSHEE. Prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Vendimi i gjykatës është lajm i mirë. Puna e prokurorisë është një skandal. Duhet të hetohet Nue Nika. Prokuroria kërkonte mbylljen e çështjes pa thirrur të dëshmitarët në gjykatë. Në dosjen e kallëzimit është miratuar edhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë Ismailaj është dënuar me shumë vite burg për korrupsion. U kërkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Rreth 414 milionë leke dëm shtetit nga favorizimi i CEZ”- tha Balla.
Sigal