Gjykata i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë Shqipërisë

535
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.
Prokuroria ka kërkuar bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm.
Kërkesa është bërë më herët nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është pranuar nga organi i gjykimit.
Kjo masë sigurie u dha në kuadër të hetimit për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri për çështjen “Habilaj” pas përfshirjes së emrit të tij në përgjimet e publikuara nga Prokuroria e Katanias.
Më herët ish-ministri udhëtoi drejt Gjermanisë për arsye personale, ku qëndroi atje për 3 ditë. Largimi i tij solli reagime të shumta, ndërkohë që opozita e cilësoi këtë si arratisje.
Megjithatë Gjykata nuk kishte dhënë asnjë vendim zyrtar për ndalimin e daljes jashtë shtetit të Tahirit. Këtij të fundit, përveç mandatit, i është e hequr e drejta nga të gjitha funksionet politike në Partinë Socialiste.
Sigal