Gjykata i dha mandatin kandidatit të PS, Xhelal Mziu vijon punën. Inauguron investimin e rradhës në Kamëz

432
Sigal

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës i dha zyrtarisht mandatin kreut të zgjedhur të Bashksië Kamzë Rakip Sulit, por për Xhelal Mziu kjo nuk ndryshon asgjë.  Në një postim në Favebook, Mziu shfaqet teksa inauguron një rrugë  në bashkinë që ai drejton.

“Rruga “Buones Aires” ka një gjatësi prej 342 metra linear, gjerësi prej 6 metrash dhe bazë asfaltimi 5 metra. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur kuneta me përmasa 2 X 0.5 metra”, shkruan Mziu në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Xhelal Mziu: Përuron përfundimin e punimeve në rrugën “Buones Aires”, në Kamëz. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz ka qënë sot i pranishëm në inagurimin e përfundimit të punimeve publike në rrugën”Buones Aires” në Kamëz në një nga investimet e shumta që po realizohen në territorin e Bashkisë Kamëz

Inagurimi i rrugës “Buones Aires” që ndodhet në lagjen-4 në Kamëz, është investim 100% nga buxheti i Bashkisë Kamëz. Rruga “Buones Aires” ka një gjatësi prej 342 metra linear, gjerësi prej 6 metrash dhe bazë asfaltimi 5 metra. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur kuneta me përmasa 2 X 0.5 metra.

Kryebashkiaku Mziu gjatë përfundimit të inspektimit të përfundimit të punimeve publike të rrugës “Buones Aires”, ku të gjithë banorët mbetën të kënaqur, premtoi se nuk do të rresht së punuari jo vetëm për këtë rrugë apo lagje por s’do të ndalem së investuari në çdo rrugë e rrugicë të Bashkisë Kamëz dhe jo vetëm në infrastrukturë por në ujësjellës,ndriçim dhe gjelbërim qyteti në transport dhe telekomunikacion si dhe shërbime ndaj qytetarëve.

Në inagurimin e investimeve të shumta që pati sot z.Xhelal Mziu, kryetari I Bashkisë Kamëz, në disa prej rrugëve tashmë të përfunduara siç ishin ato si:”Buones Aires” dhe “Miqësia” në lagjen-4 në Kamëz, “Ramush Hardinaj” në Bathore ishin të pranishme dhe disa prej mediave prestigjoze vizive, që ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të z. Mziu duke inspektuar investimet nëpër rrugët e qytetit.

Rakip Suli u zgjodh në krye të Bashksië Kamëz nga votat e 30 qershorit. Nga ana tjetër Maziu është shprehur se nuk i njeh këto zgjedhje dhe nuk e lëshon zyrën e tij. Ai ka thënë se për këto zgjedhje morën pjesë shumë pak qytetarë dhe nuk tregojnë dot vullnetin e banorëve të Kamzës.