Gjykata e Tiranës i kundërpërgjigjet Ramës e Tahirit

484
Pas sulmeve nga ana e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Tiranës u ka dhënë një përgjigje të dyve ndaj gjyqtarit Aliaj. Në reagim, akuzat ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj konsiderohen nga gjykata si cenim të pavarësisë. “Ditën e hëne, me dt. 06.06.2016, gjyqtari i kesaj Gjykate, Z. Arjan Aliaj, si gjyqtar i gatshëm në ushtrim të detyrimeve të tij ligjore ka shqyrtuar kërkesën me karakter urgjent të organit të akuzës.
Prokuroria e Rrethit Tiranë, me objekt caktimin e masës ndaluese pezullim nga detyra per shtetasin Haki Çako dhe masat shtrenguese “arrest ne shtepi” per shtetasit Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj te dyshuar per veprat penale të “Shperdorimit te detyres” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 301 të Kodit Penal te R.SH. 
Ndaj këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë të bejnë ankim brenda afatit pranë Gjykatës e Apelit Tiranë, i cili është i vetmi organ që ka të drejtën e kontrollit gjyqësor, vendimeve te gjykatës. Në këtë kontekst, deklarata e Ministrit te Brendshem Tahiri, sot me dt. 08.06.2016 i cili fyen dhe denigron gjyqtarin Arjan Aliaj vetëm se ky gjyqtar në ushtrim te funksioneve dhe detyrimeve te tij ligjore dhe kushtetuese ka pranuar kërkesën e cituar më lart të organit të Prokurorise përbën cënim të pavarësisë dhe integritetit të Gjykates dhe gjyqtarit. 
Gjyqtari Arjan Aliaj është rikthyer ne funksionin e gjyqtarit ne këtë gjykatë me vendimin Nr. 256 dt. 02.12.2009 në zbatim të vendimit Nr. 11 dt. 02.04.2003 te Gjykates Kushtetuese te RSH. 
Qasje te tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Një nga parimet themelore të funksionimit të shtetit të së drejtës është sanksionuar dhe ne Kushtetutën e R.Sh, neni 145 sipas të cilit: “1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve…….. 3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve percjell përgjegjësi sipas ligjit.” 
Çdo sulm i kesaj natyre është tejet shqetësues, përbën intimidim të trupës gjyqësore dhe ndërhyrje në proçesin e rregullt ligjor si dhe shkelje te vetë detyrimeve ligjore e Kushtetuese të funksionarëve të larte shteterore. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe gjyqtarët e saj janë të vendosur për zbatimin e ligjit dhe të angazhuar për shtetin ligjor në Shqipëri. Kjo gjykatë në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur inisiativen për një reforme pozitive në gjyqësor dhe vazhdon te kontribuojë për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proçes të rregullt ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues dhe denigrues ndaj këtij proçesi, gjyqtarit konkret, dhe punës e misionit të Gjykatës në përgjithësi”.
Sigal