Gjykata e Strasburgut rrëzon kandidatin e PBDNJ, Fredi Beleri

513
Në tetor të 2003-shit u bë një prej protagonistëve të përplasjeve të dhunshme ne qendrën e votimit, në Himarë, ku pas dhunimit të simboleve kombëtare dhe thirrjeve anti-shqiptare, Fredi Beleri së bashku me katër persona të tjerë u dënua në mungesë me 3 vite burg. Dënimin nuk e kreu asnjë herë pasi u arratis në Greqi por pasi ankimoi të gjitha shkallët e gjykimit ne vendin tonë, iu drejtua Strasburgut për të kërkuar nga shteti shqiptar anulim të vendimit dhe ndoshta dëmshpërblim për proces të parregullt dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Dhe pas 7 vitesh shqyrtimi, në qershor të këtij viti, Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar padinë e ish-kandidatit të PBDNJ-së për zgjedhjet lokale të 2015-s ku përveçse të shkuarës me precedentë penalë u lakua dhe për përballjet e tij të dhunshme në qendrat e votimit.  Strasburgu të cilit ish-kandidati i PBDNJ-së i është drejtuar në 2009, e argumenton vendimin e tij se nuk vëren asnjë shkelje gjatë proceseve të hetimit e gjykimit.
Ndërkohë në 2012-ën, Bejleri dhe të dënuarit e tjerë i drejtuan edhe një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku kërkonin faljen, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Por njeriut të PBDNJ-së, i kandiduar për të drejtuar Bashkinë e Himarës pas Vasil Bollanos, emri i lidhet dhe me disa ngjarje. Së pari ai është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, në tentativë për organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër.
Ky sulm terrorist i mbetur në tentativë, ishte i dyti pas sulmit të organizuar në po atë vit nga organizata terroriste greke “MAVI”, e cila vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.
Sigal