Gjykata e Strasburgut: Prokuroria nuk mund të censuroi median

469
Sigal

Vendimet e Gjykatës së Strasburgut tregojnë, se prokuroria nuk mund të ndalojë botimin e përgjimeve

Prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Preni dhe Vladimir Mara nxorën  një urdhër, me atë të të cilit ndalojnë të gjitha media të publikojnë çfarëdo materiali të Dosjes 339, duke përfshirë edhe përgjimet. Urdhrin e dy prokurorëve e ka komentuar Edi Bianku, ish-gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg i cili i kujton prokurorisë shqiptare dy çështje të GJEDNJ-së, që vënë përballë lirinë e shprehjes dhe kufizimin e botimeve. Vendimet tregojnë se urdhri i djeshëm i prokurorëve bie ndesh me të drejtat e njeriut. Në çështjen “Sunday Times k. Mbretërisë se Bashkuar (1979)” gjykata theksoi se, bazuar në lirinë e shprehjes, media ka për detyrë të botojë informacione që kanë interes publik. GJEDNJ pohon se jo vetëm që media ka për detyrë të komunikojë informacione dhe ide mbi problemet që shqyrtojnë gjykatat, por edhe se publiku ka të drejtë t’i marrë ato. Çështja e dytë e cituar nga zoti Bianku është “Observer dhe Guardian k. Mbretërisë së Bashkuar” e vitin 1991. Në këtë vendim, gjykata ka deklaruar se kufizimi i publikimeve duhet të përfshijë kriteret e detajuara për këto kufizime, si dhe arsyetimin e detajuar, në përputhje me konventat dhe ligjet. Vendimi, gjithashtu, nënvizon se çdo kufizim i të drejtës së shprehjes duhet të marrë parasysh nëse në rastin e veçantë dhe në rrethanat konkrete kufizimet në botim janë të nevojshme në një shoqëri demokratike. Në rastin e urdhrit të dy prokurorëve kriteret për kufizimet e botimit nuk janë detajuar, arsyetimi nuk është shtjelluar në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare. Sipas vendimit të GJEDNJ, urdhri i prokurorisë nuk e justifikon nevojën për kufizim të botimit në një shoqëri demokratike. Zoti Bianku shprehet se, për sa kohë gazeta gjermane “Bild” apo media të tjera i publikojnë përgjimet, urdhri i prokurorëve për të ndaluar publikimin e tyre në media shqiptare “nuk i përgjigjet testit të nevojës në një shoqëri demokratike dhe përbën shkelje të Nenit 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), i cili mbron lirinë e shprehjes.