Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Mark Frrokut

436
TIRANË – Gjykata e Lartë ka vendosur të lë në burg deputetin kristian demokrat Mark Frroku në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij për vrasjen e një shqiptari në Blegjikë.
Dy avokatët e Frrokut i ishin drejtuar Gjykatës së Lartë për të rrëzuar masën e sigurisë të “arrestit me burg” që ka dhënë Shkalla e parëe drejtësisë.
“Nuk kam asnjë koment për vendimin. Absolutisht që do vazhdoj betejën ligjore. Jam i pafajshëm”, u shpreh Frroku duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve
Avokati Saimir Visha pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Lartë tha se do ta çojnë këtë vendim për ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se Frroku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore ku është duke iu nënshtruar një terapie mjekësore në spitalin e burgut.
Sigal