Gjykata e Lartë lë në burg Mark Frrokun për akuzat për vrasje

530
TIRANË – Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Lartë për deputetin Mark Frroku lidhur me akuzat për vrasje e shfrytëzim prostitucioni që vijnë nga Belgjika, dhe të fshehjes së pasurisë nga autoritetet shqiptare. Seanca Gjyqësore është zhvilluar vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 113 vota pro kërkesën e Prokurori për autorizimin e arrestimit të tij. 
Pas rreth 3 orë e gjysmë seancë me dyer të mbyllura, pesëshja e trupit gjykues me Relator Artan Broci dhe anëtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj dhe Tom Ndreca ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur të lërë në qeli deputetin kristiandemokrat.
Ai u paraqit sot rreth orës 12:30, përpara fillimit të seancës në Gjykatën e Lartë i prangosur dhe i shoqëruar nga forcat e policisë ku u transportua nga Drejtoria e Policisë.
Mark Frroku është i akuzuar për kryerjen e 6 veprave penale mes të cilave edhe atë të vrasjes së shqiptarit Aleksandër Kurti në 1999 në Bruksel. Po nga Belgjika, Frroku akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.
Ndërsa autoritetet shqiptare, në bazë edhe të kallëzimit të ILDKP-së ditën e djeshme e akuzojnë deputetin për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Akuzat nga Belgjika:
Vrasje e shqiptarit Aleksandër Kurti në Bruksel në 1999
Shfrytëzim prostitucioni
Akuzat nga Shqipëria:
Refuzim për deklarim pasurie
Deklarim i rremë pasurie
Fshehje pasurie”
Pastrim i produkteve të veprës penale. 
Ora 16:10 Avokatët: Çojmë vendimin në Gjykatën Kushtetuese
Avokatët mbrojtës të deputetit Mark Frroku janë shprehur të befasuar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, duke deklaruar se do të apelojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim.
“Jemi të befasuar nga vendimi, do ta apelojmë. Ndalimi dhe arresti në burg, të paligjshme”- tha AvokatiGjokutaj , ndërsa avokati tjetër Vishaj u shpreh se “Do ta dërgojmë çështjen në gjykatën Kushtetuese. Nuk ka asnjë provë që implikon Mark Frrokun”
Ora 12:30 Nis seanca me dyer të mbyllura ndaj Frrokut
Ka nisur senaca gjyqesore ndaj deputetit Mark Frroku ashtu sic ishte caktuar ne oren 12:30. Senca zhvillohet me dyer te mbyllura. Burime per median bejne te ditur se avokateve te Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Sajmir Vishaj u eshte dhene 10 minuta kohe qe te njihen me akuzat.
Ora 12:20 Mberrin ne Gjykaten e Larte deputeti Mark Frroku
Ka mberritur ne ambientet e Gjykates se Larte deputeti kristiandemokrat Mark Frroku. Ai eshte transportuar me makina te policise se shtetit dhe te forcave Shqiponja, nga Drejtoria e Policisë ku po mbahej nga dita e djeshme, ne Gjykaten e Larte ku do te njihet me akuzat ndaj tij.
Ora 11:00 Masa e sigurisë ndaj Frrokut caktohet në 12:30
Kolegji penal i caktuar diten e sotme me short ne Gjykaten e Larte ka vendosur te shqyrtoje diten e sotme masen e sigurise per deputetin Mark Frroku. 
Ora 09:10 Caktohet kolegji penal
Pas hedhjes se shortit eshte caktuar kolegji penal qe do te jape masen e sigurise ndaj Mark Frrokurt. Ata jane relator Artan Broci dhe anëtarë Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj dhe Tom Ndreca.
Frroku i akuzuar për 6 vepra penale, në Itali i hetuar për prostitucion
Frroku akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel si dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa autoritetet shqiptare, veç inskenimit të atentatit me deputetin Doshi, kanë depozituar kallëzim penal ndaj deputetit edhe për 4 vepra të tjera penale të “Refuzim për deklarim pasurie”, “Deklarim i rremë pasurie”, “Fshehje pasurie” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një pasuri prej rreth 3 milionë dollarësh e deputetit Frroku, e përbërë nga para cash si dhe pasuri e patundshme apo edhe biznese.
Megjithatë krahas këtyre veprave penale, është zbardhur dokumentin zyrtar të përpiluar nga Prokurori i Përgjithshëm i Brukselit në lidhje me akuzat ndaj Mark Frrokut. Veç krimeve për të cilat Frroku akuzohet se i ka kryer në Belgjikë, në dokument theksohet se Frroku është hetuar edhe në Itali për shfrytëzim të prostitutave.
Po ashtu referuar po të njëjtit dokument të autoriteteve belge nënvizohet se deputeti në dhjetor të 2002 është dënuar nga gjykata e Amsterdamit me 3 vite burg për trafik droge. Pas dënimit në Amsterdam Frroku është ekstraduar në vitin 2004 në Belgjikë nën masën e sigurisë së arrestit. 
Sigal