Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj dy deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

528
TIRANË – Nuk ka vepër penale! Gjykata e Lartë pushon çështjen për dy deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka të paditur nga kolegu i tyre demokrat Gent Strazimiri për goditjen ndaj tij në ambientet e korridorit të Kuvendit.
“Kërkoj falje për atë moment gjaknxehtësie po nuk mund të bënte shkak ligjor për të ndërtuar një fabul dhe për ta sjellë në gjykatë. Vendimi i gjykatës e tregoi se kjo orvatje ishte nul dhe çështja penale nuk duhet të fillonte. Më vjen keq për autorët që e gatuan këtë histori kaq të madhe. Vendi ka çështje shumë më të thella e rrezikshmëri shumë më të lartë sesa këta, janë gjëra që kanë ndodhur në të gjithë botën e do të ndodhin. Unë e di që jam person atraktiv se kam vit që jam në qendër të vëmendjes për tu sulmuar. Por ju deklaroj se nuk kam qenë e nuk do të jem kurrë në linjat e bashkëpunimit me krimin”, u shpreh Ndreu në përfundim të seancës.
Sigal