Gjykata Administrative ngrin urdhrin e Kodhelit për Gërvenin

466
Sigal

TIRANE-  Gjykata Administrative ka ngrirë urdhrin e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për kthimin në atdhe dhe dorëzimin e mandatit të atashehut ushtarak në NATO për kundëradmiralin Kristaq Gërveni.  Vendimi është marrë në 21 mars nga gjyqtarja Afërdita Maho, që vendosi sigurimin e padisë për të mbajtur pezull zbatimin e urdhërit të Kodhelit deri në përfundimin e procesit, dhe është zbardhur sot.  Urdhri i Kodhelit është nxjerrë në 7 mars, dhe motivohej me përfundimin e mandatit 3-vjeçar të kundëradmiralit, ndërsa në 18 mars ishte bërë ankimi i Gërvenit në gjykatën administrative.