Gjosha:Hera e parë që menaxhojmë vetë fondet e BE-së, përgjegjshmëri

413
Sigal

TIRANE – Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Fondeve IPA, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e institucioneve përfituese të projekteve të decentralizuar.

Ky takim vjen pas marrëveshjes financiare IPA 2013, për shtatë projektet e para të cilat do të zbatohen në mënyrë të decentralizuar nga strukturat e akredituara për këtë qëllim.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për menaxhimin e decentralizuar të fondeve IPA 2013, autoriteteve dhe strukturave shqiptare të akredituara për të menaxhuar shtatë projektet e para në mënyrë të decentralizuar u lindin përgjegjësi dhe detyra të cilat nevojiten të përmbushen në kohë. Në dijeni time, aktualisht të gjitha strukturat dhe autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me qëllim mbarëvajtjen e procesit të zbatimit të projekteve”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ministrja risolli në vëmendje detyrat dhe përgjegjësitë që lindin nga rregullorja e BE për IPA dhe që duhet të ndiqen me rigorozitet.

“Duke qenë se, të gjitha strukturat dhe autoritetet përballen për herë të parë me këtë eksperiencë, nevojitet angazhimi i të gjithë aktorëve për ta realizuar me sukses menaxhimin e projekteve të decentralizuara. Ministria e Integrimit Evropian, nga ana e saj është e gatshme të ofroj gjithë asistencën e mundshme për të realizuar me efektivitet të gjithë proceset”, tha Ministrja Gjosha.