Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me zhvlerësimin drastik të monedhës së përbashkët të eurozonës, Euro.

Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!

Ja postimi i plotë i Gjoshës:

Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin spjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!

Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!

E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!