Gjosha: Vendi është në situatë ekstreme

493
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 tregoi arsyet që i shtynë të linin mandatet dhe tregoi se si do të vijojë aksioni opozitar.

“Vota e opozitës nuk kishte më vlerë, të gjitha amendimet që ka dorëzuar opozita nuk janë marrë parasysh. Kërkuam dialog për zgjedhejn e kryeprokurores dhe të gjitha na janë hedhur poshtë. Ligji për Teatrin për Dividentin ishin arbitrarë por ne s’kishim Gjykatë Kushtetuese që të akoheshim, por si mund ta bëj detyrën unë si deputete në këto kushte? Rruga radikale u ndërmor për të ndryshuar pushtetin e kalbur.

Në lidhje me protestën e 16 Marsit, Gjosha tha se ajo do të jetë më masivja, ndërsa do të ketë edhe prfaqësues nga diaspora.

“Rama të dialogojë me ata që i ka në protesta. Më 16 mars do zhvillohet një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria në këto 20 vite. Do kemi edhe përfaqësues nga diaspora”, u shpreh Gjosha.

Sipas saj, vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme para atyre të qershorit dhe se kryeministri Rama do të japë dorëheqjen.

“Vendi është në situatë ekstreme. Cilido kryeministër përballë qytetarëe e ka të vështirë të rezistojë. E them me bindje Rama do ta japë dorëheqjen”,- shtoi Gjosha.