Gjosha: Vëmendja për komunitetet rome dhe egjiptiane, kusht për integrimin

499
Klajda Gjosha Ministrja e Integrimit Europian, sot mori pjesë në Seminarin III-të të Dialogut Politik për Përfshirjen e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri. Gjosha tha se vëmendja për komunitetet rome dhe egjiptiane, është një vëmendje, që përputhet me parimin e patjetërsueshëm të krijimit të Evropës së bashkuar.
“Në çdo raport progresi, nënvizohet domosdoshmëria e vijimit të mbështetjes dhe integrimit social të komunitetit rom. Ky është një prej kushteve kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve që vendit i janë lënë për të ecur përpara me procesin e integrimit”, tha Ministrja. Gjosha, foli për afatet dhe masat e vendosura. Ministria e Integrimit dhe gjithë institucionet e tjera po koordinojnë punën që gjithçka e parashikuar në udhërrëfyesin për 5 prioritetet dhe ka lidhje te drejtpërdrejtë me komunitetin rom dhe egjiptian , të realizohet në kohë. “Emancipimi dhe zhvillimi i një shoqërie tregohet qartë nga mënyra si trajtohen pakicat dhe minoritetet. Integrimi, lufta kundër diskriminimit, mundësitë e barabarta, për ta, e bëjnë Shqipërinë një vend me europian dhe të përparuar”, tha Ministrja Gjosha.
Sigal