Gjosha: Takimi me Merkel tejet konstruktiv, Vettingu dhe progresi me 5 prioritetet do të jenë çelësi për hapjen e negociatave

397
Sigal

Ministrja
e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ishte e pjesë e delegacionit të qeverisë
shqiptare në vizitën në Berlin dhe në takimin me Kancelaren Angela Merkel.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin
social në “Facebook”, Gjosha u shpreh se “takimi i sotëm me Kancelaren Merkel
ishte një takim tejet konstruktiv për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj pa
kthim pas drejt Europës së Bashkuar”.

“Falenderojmë Gjermaninë për
mbështetjen e madhe që i jep procesit të integrimit të vendit tonë. Zbatimi i
ligjit të Vettingut dhe progresi me 5 prioritetet do të jenë çelësi për hapjen
e negociatave. Politika dhe institucionet shqiptare duhet të tregojnë
angazhimin dhe gadishmërinë më maksimale, për të çuar përpara këtë proces
historik për gjithë shqiptarët!”, shkruan Gjosha.