Gjosha: PS dy vendime arbitrare, vota në OKB, pakti me Greqinë

469
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka folur për çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Report Tv, Gjosha është shprehur se janë disa çështje që mund të pengojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ndër të tjera ajo veçon zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe ekstradimin e Nazer Setitit si dy nga çështjet më problematike.
Deputetja Gjosha u shpreh se Shqipëria nuk duhet të bëjë ligje sipas interesave apo kërkesave të BE, por ligje në të mirë të qytetarëve.
“Ajo që ka ndodhur këto kohë është shumë e rëndë duke filluar nga zgjedhja e Kryeprokurores Arta Marku, financieri i Habilajve dhe shumë çështje të tjera. Nëse BE do të thotë nesër se nuk e voton në qershor hapjen e negociatave atëherë do të ishte shumë e rëndë për shqiptarët. Ne nuk duhet të shpikim ligje sipas interesave politike por ashtu siç e kërkon BE-ja. Besoj se çdo protestë i shërben Shqipërisë, kjo tregon se demokracia funksionon prandaj nuk përbën asnjë problem”,- u shpreh Klajda Gjosha.
Bushati mashtron për interesa personale?
Ne kishim kohë që e prisnim dialogun me Greqinë, sepse është një vend partner strategjik. 48 orët e fundit kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga ministri i jashtëm, e kemi kërkuar për seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, përsëriti vetëm fjalët Marrëveshje Historike. Ne e kishim të paqartë se çfarë ka dashur të thotë me këto fjalë, foli për grupe pune që ishin ngritur në këtë proces. Nuk është akuzë e rëndë, kur shohim mënyrën sesi janë zhvilluar negociatat dhe çfarë është diskutuar në tryezat me Greqinë. Ne kishim kohë që e prisnim partneritetin pasi kemi mijëra shqiptarë emigrantë atje, për të zgjidhur të gjitha çështjet. Kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga Bushati. E kemi thirrur që pas takimit mes dy palëve, nuk pati asnjë reagim nga ministri. Madje vetë opozita kërkoi që takimi të bëhej me dyer të mbyllura për të ruajtur konfidencialitetin e negociatave. Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, bëri një ekspoze, na kujtoi çështjet e mbartura duke përmendur një marrëveshje historike, por se cila pjesë e dialogut apo negociatave bënte historinë ne e kishim të paqartë. Dëgjuam shumë për ngritjen e grupeve të punës por asnjëherë nuk kemi parë rezultatin e tyre. Nga ministri grek dëgjuam që çështja çame nuk njihet nga pala greke. Kemi të bëjmë me mungesë të theksuar transparence, mungesë sinqeriteti. Sot qytetarët kanë krijuar mendimin për sa tha Bushati.
I janë falur Greqisë 12 milje?
Është informacion që e mësuam nga ministri grek. Unë nuk komentoj dot mbi këtë çështje sepse nuk e di për çfarë është diskutuar por kur ministri grek informon publikun e tij për këtë besoj që edhe Bushati patjetër të tregojë nëse është e vërtetë që është diskutuar për dhënien e këtyre miljeve palës greke. Unë kërkoj të na bëhen të ditura kriteret e marrëveshjes, procesverbalet e mbajtura gjatë bisedimeve.
Si merren vendime të tilla, a duhet të jenë të konsultuara?
Ka institucione që duhen konsultuar para se të merret një vendim i tillë, sepse nuk mund të jetë individual. Disa institcucione duhet të konsultohe, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë. Komisioni i Jashtëm duhet të jetë i pajisur me një çertifikatë sigurie të informacionit të kualifikuar që nu duhet të bëhet i ditur për publikun. Disa rregulla duhet të ndryshonin kemi dy vendime arbitrare. Vpta në OKB kundër SHBA dhe marrëveshja me Greqinë. Kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare disa rregulla duhet të ndryshojnë, duhen konsultime më të hapura dhe të gjera.
Ndalojmë pak te varrezat , sapo ka përfunduar takimi i dytë në Korçë mes Bushatit dhe Kotzias për eshtrat e ushtarëve grekë dhe duket se gjithçka ishte në mënyrë të përpiktë përsa i përket simboleve. Ndërkohë shqiptarët një pjesë nuk e kanë pritur mirë…
Jo vetëm nuk e kanë pritur mirë, shqiptarët nuk ishin të informuar për atë marrëveshje nga qeveria e tyre sepse ajo u bë e ditur nga pala greke. Ishte një deklaratë e ministrit grek i cili bëri të ditur atë marrëveshje mes tij dhe z.Bushati. Pra ne kemi një mungesë transparence të theksuar dhe vazhdon kështu edhe në takimin e dytë. Unë uroj që deri në fund të dimë çfarë është diskutuar, çfarë humbet,çfarë fiton Shqipëria.
Çfarë prodhon kjo situatë?
Është e rëndësishme për të thënë që pritej deri diku që Shqipëria do të paguantë një kosto, për arsye të mungesës së dialogut prej kaq vitesh. Nuk mund të pretendosh që në mandatin e dytë, pasi ke mbyllur mandatin e parë tepër agresiv me palën greke. Nuk ka pasur asnjë vizitë zyrtare të kryemistrit në Greqi.Mendoj që kjo ka shkaktuar më tej edhe një problematikë në komunikim por ndoshta edhe në negociatata, pra në dy takimet e fundit që janë kryer mes ministrit tonë të jashtëm dhe ministrit grek. Prandaj kam përshtypjen se dhe Shqipëria do të duhet të paguajë pak kosto të asaj sjellje arrogante që është kryer gjatë 5 viteve të fundit.Kjo nuk mund të shkojë dot më në fshehtësi dhe duke lejuar që të gjitha këto marrëveshje të kryhen në arbitraritet vetëm nga një person i vetëm.
Kush është kostoja e Shqipërisë dhe kostoja politike e kryeministrit?
Mendoj që Shqipëria ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm të stabilitetit në Ballkan. E ka pasur këtë titull prej shumë vitesh dhe mendoj që tani ky titull është në lëkundje. Ka rrezikuar marrëdhënien tonë me vendin fqinj Greqinë por edhe disa retorika të tjera dhe me vendet e tjera fqinje normalisht e kanë ulur pozicionin e Shqipërisë nga ai i rolit lider në Ballkan përsa i përket stabilitetit dhe paqes. Mendoj që kjo është një kosto shumë e madhe për politikën, qytetarët shqiptarë por edhe për vetë kryeministrin dhe ministrin e jashtëm. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA po ashtu është vënë në pikëpyetje nga vota kundër qeverisë amerikane. Kemi pasur dje dhe një deklaratë të Presidentit Trump ku fliste për të gjitha vendet që kanë votuar kundër dhe sesi do të rimendohej dhe njëherë fakti i ndihmesës financiare që do të shkojë kundrejt këtyre vendeve. Këto janë mesazhe shumë të rëndësishme dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ndaj dhe opozita ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të tërhequr votën e cila tashmë është bërë faktike por që ka dhe një mundësi tërheqje.
Po si hapësirë ligjore funksionon kjo apo është thjesht për kredo politike?
Patjetër që po, janë të gjitha mundësitë për ta tërhequr votën, kuptohet nëse ka një vullnet politik mjaftueshëm nga qeveria shqiptare.
Lexohet më shumë si një kredo politike që kërkohet të merret në rastin konkret dhe nga LSI. Kur e bëtë këtë veprim vërtet mendoni se ka kohë për reflektim?
Ka gjithmonë kohë për reflektim, varet nga vullneti i qeverisë tonë.
Do doja të ndalesha pak te LSI. Sapo keni lënë pas një protestë, nga ana tjetër po prekim çështje të cilat ne po i përmendim që ka kosto.Do të shfrytëzohet kjo çështje, pra çame, çështja e detit etj politikisht?
Nuk është çështja te shfrytëzimi, është çështja sesi çdo gjë që ndodh në këtë vend kalon në një kosto të drejtpërdrejt për qytetarin dhe kjo është e rëndë. Në Shqipëri ka humbur mundësia për të bërë një të ardhme europiane për qytetarët, kemi shumë të rinj që largohen çdo ditë. Kemi shumë intelektualë që kanë zgjedhur të largohen sepse nuk vlerësohen më në vendin tonë. Kjo është një kauzë tashmë e opozitës për të rikthyer shpresën në këtë vend. Është e vështirë kur kemi përballë një qeveri e cila është shumë arbitrare, është shumë arrogante dhe mendon se me votat e saj mund të shpërfill çdo mendim dhe alternativ tjetër.
A e ka të kristalizuar LSI, qëndrimin e saj pas protestës që lamë pas. Si po organizoheni?
Ne jemi shumë të qartë. Një falenderim do të doja tia dedikoja të gjithë atyre qytetarëve që ishin atje.Po të shikonit ishte një protestë madhështore, si për nga numri ashtu edhe nga paqja që ajo dha, qetësia dhe mesazhi i qartë që ajo dha. Ajo protestë do të vazhdojë, në të gjitha qytetet pra nuk do të përqëndrohet vetëm në Tiranë. Ne do të jemi të kujdesshëm që të jetë në të njëjtin ritëm siç u organizua në Tiranë. Do të vazhdojmë të jemi pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, e themi këtë sepse duam që zëri ynë duhet të dëgjohet në institucionet legjitime ato të cilat realisht janë tempulli i demokrcisë. Aty ku realisht duhet të ndodh dhe debati real dhe e bën më të vështirë për qeverinë pjesa e përballjes me opozitën sesa të largohesh dhe ta lësh atë të qetë, të marri ato vendimet e veta në mënyrë arbitrare siç di të bëjë ajo shumë mirë edhe pse me prezencën e opozitës
A besoni se Shqipëria do të arrij këtë fazë të rëndësishme për çeljen e negociatave?
Ajo që ka ndodhur këto kohë është shumë e rëndë duke filluar nga zgjedhja e Kryeprokurores Arta Marku, financieri i Habilajve dhe shumë çështje të tjera. Nëse BE do të thotë nesër se nuk e voton në qershor hapjen e negociatave atëherë do të ishte shumë e rëndë për shqiptarët. Ne nuk duhet të shpikim ligje sipas interesave politike por ashtu siç e kërkon BE-ja. Besoj se çdo protestë i shërben Shqipërisë, kjo tregon se demokracia funksionon prandaj nuk përbën asnjë problem.
Sigal