Gjosha: Me Reformën në Drejtësi ecim para me procesin e integrimit

440
Gjatë vizitës në Sllovaki, Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, z. Johannes Hahn. Ministrja e falenderoi Komisionerin Hahn për kontributin e tij personal në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Ministrja Gjosha e cilësoi reformën në drejtësi, si një reformë historike dhe shumë të rëndësishme për vendin. Komisioneri vlerësoi votimin në unanimitet të plotë të reformës në Kuvendin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një hap shumë të mirë në funksion të procesit të integrimit. Ministrja Gjosha theksoi se qytetarët shqiptarë e meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e plotë dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të avancuar në projektin Europian. Komisioneri Hahn u shpreh gjithashtu se qytetarët duhet të ndjejnë ndryshim ekonomik dhe social në rajon, prandaj procesi i Berlinit duhet konkretizuar në mënyrë që të gjithë qytetarët të prekin ndryshimin.
Sigal