Gjosha: Marrëveshja, impakt në jetën e qytetarëve të dy vendeve

459
Gjatë mbledhjes së tretë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit për Programin IPA CBC Shqipëri-Kosovë mes MIE dhe MAPL. Ministrja e Integrimit prezantoi këtë marrëveshje dhe theksoi se ajo do të këtë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të të dy vendeve. “Objektivi i Programit është promovimi i qëndrueshmërisë socio-ekonomike në zonat ndërkufitare duke nxitur bashkëpunimin midis individëve, institucioneve dhe komuniteteve”, u shpreh Ministrja Gjosha. Kjo do të arrihet duke hartuar projekte të përbashkëta në tre prioritete madhore, nga të cilat rajonet përfituese nga të dy vendet do të mund të përfitojnë në vitet e ardhshme, si mbrojtja e mjedisit, nxitja e turizmit dhe investimi për rininë, edukimin dhe aftësitë.
Sigal