Gjosha i shmanget pyetjes nëse duhet të vijojë bashkëpunimi OSBE-Qeveri

472
Në mesin e debatit për pranën e OSBE-së në Tiranë, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka vlerësuar kontributin e organizatës në Shqipëri por ka shmangur komentin nëse bashkëpunimi me qeverinë shqiptare duhet të vijojë edhe më tej.
Gjosha: “Bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me OSBE ka qenë dhe është i mirëpritur. Ne kemi mirëpritur edhe raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Janë një sërë rekomandimesh të dhëna nga këto institucione. Ka shumë pune për të bërë si nga institucionet shqiptare ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare për të bashkëpunuar sëbashku dhe për të plotësuar të gjitha rekomandimet e dhëna.Është një punë e mirëpritur, ka qenë e mirëpritur dhe do të mbetet e mirëpritur gjithmonë”.
Në një prononcim për Ora News, Gjosha vlerësoi reformën në drejtësi si çelësin për hapjen e negociatave me BE.
Ajo shprehu bindjen se qeveria dhe opozita do të gjejnë gjuhën e përbashkët për ti dhënë qytetarëve besimin e mirëpritur tek drejtësia”.
Gjosha: “Në monentin që ne flasim është një punë intensive që po bëhet për reformën në drejtësi. Ky do të jetë çelësi i suksesit për vendin, çelësi i hapjes së negociatave për Shqipërinë.Kam bindjen që për prioritet madhor për vendin siç është reforma në drejtësi opozita dhe qeveria do të gjejnë gjuhën e përbashkët për ti dhënë qytetarëve besimin e mirëpritur tek drejtësia”.
Sigal