Gjosha: Deklaratat e ndërkombëtarëve, jo suport për politikën por për qytetarët, në 2019 Shqipëria me kushte të reja

413
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha intervistë në Ora News.

A janë deklaratat dhe kushtet nga ndërkombëtarët mbështetje për opozitën?

Unë mendoj se deklaratat e ndërkombëtarëve nuk janë mbështetje as për opozitën as për mazhorancën. Gjithçka që është bërë, është bërë për të të suportuar qytetarët shqiptarë, por dhe procesin e integrimit në BE. Kushtet e Bundestagut në fakt janë realiteti i hidhur, me të cilin ne duhet të përballemi sot dhe në radhë të parë të përgjegjësisë është qeveria pasi ekzekutivi është ai që udhëheq procesin.
Me këtë u vërtetua që kushtet e vitit 2018 Shqipëria nuk i plotësoi dhe këtë vit unë jam munduar të vë përpara ekzekutivit këtë pikëpyetje të madhe, nëse po punohet për procesin e Integrimit apo jo? Në fakt ato janë kushte të vjetra dhe u janë shtuar kushtet për zgjedhjet lokale dhe Gjykata Kushtetuese në fakt duhet të shprehet nëse këto votime të 30 qershorit ishin legjitime apo jo, pra kemi dhe disa kushte të shtuara, por që duhet të plotësohen në mënyrë që Shqipëria të çelë negociatat.
Ky është një precedent i ri pasi Serbia dhe Mali i Zi që kanë çelur negociatat kanë ndjekur të njëjtën procedurë që BE-ja po ndjek me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që do të thotë vendet që do të vijnë pas nesh si Kosova apo Bosnja do të përballen me kushtet dhe 2 hapa.