Gjosha-Avramopulos: Shqipëria ka shumë për t’i dhënë Europës

457
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ndodhet në Bruksel për një vizitë disaditore. Gjosha ka zhvilluar një takim me Komisionerin Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetetësinë Dimitris Avramopulos.
Ata kanë diskutuar në lidhje me reformat që shqipëria po ndërmerr në procesin e integrimit, ku Klajda ka shprehur angazhimin maksimal të qeverisë shqipëtare për të çuar përpara këtë proçes duke theksuar se vendi ynë dhe i dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë çfarë t’i ofrojnë Europës. 
“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë sfida përpara,ndaj edhe dëshirojmë që t’i kapërcejmë ato me ndihmën e të gjitha vendeve anëtare, mbështetja e së cilave për ne është tejet e çmuar. Qeveria shqiptare e konsideron procesin e integrimit, prioritetin më madhor kombëtar dhe është e vendosur që me gjithë aktorët dhe mbështetjen e qytetarëve të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian ”, është shprehur Ministrja Gjosha.
Më tej Gjosha është shprehur se po punohet maksimalisht nga qeveria shqipatre në përmbushjen e 5 prioritetet të vëna nga Komisioni Europian duke theksuar se pas marrjes së statusit të vendit kandidat sfida e Shqipërisë është hapja e negociatave, e cila do ta çonte procesin në një fazë tjetër. “Sot Shqipëria është një vend më i sigurt dhe më i zhvilluar edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë ”, u shpreh Ministrja.
Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos, u shpreh se inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në aspiratën e saj europiane, duke nënvizuar se zbatimi i reformave, do të mundësojë ecjen përpara të Shqipërisë në këtë proces.
“Shqipëria nuk është vetëm në këtë udhëtim të sajin. Ne ju mbështesim dhe do të vijomë ta bëjmë një gjë të tillë, duke asistuar me eksperiencën dhe ekspertizën tonë. Jam i bindur se kjo është një mundësi e mirë për ju, pasi mund të mësoni edhe nga gabimet tona, duke mos i përsëritur ato. Kjo varet nga vizioni dhe vendosmëria juaj për të realizuar një proces sa më konstruktiv”, u shpreh Avramopulos.
Ndërsa ditën e nesërme pritet që Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha të të jetë e pranishme në takimin e gjashtë të Komitetit të Stabilizim Asociimit në Bruksel. 
Sigal