Gjoni: Akuzat e Ramës politike urdhëron kontrolle biznesit tim

456
Sigal

TIRANE – Anëtari i KLD Gjin Gjoni, i akuzuar nga ILKDP për fshehje të pasurisë në vlerën 2 milionë euro, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit u shpreh se ndihej i pakënaqur për punën e drejtësisë dhe fenomenit “Gjin Gjoni”. Në një dalje për shtyp, Gjoni tha se akuzat ndaj tij janë e prapavijë politike për të dhe institucionin e KLD dhe se për këtë ka fakte të dokumentuara të cilat do t’i para qesë shumë shpejt në Prokurori. “Deri në momentin aktual kam respektuar punën time. U bënë 3 muaj që lakohet emri im në mënyrë vulgare. Dua të sqaroj se akuzat ndaj meje janë me prapavijë politike. Këtë e bëri edhe kryeministri duke dalë hapur dhe lakuar emrin tim. Dua të flas për pasurinë time, pasi është bërë një spekulim mediatik dhe hiperbolik. Kjo ccështje është ngritur për një luftë ndaj meje dhe KLD.” theksoi Gjoni Sipas Gjonit, edhe pse nuk ka asnjë provë ndaj tij, me urdhër nga lart po ushtrohet kontroll ndaj bizneseve të familjes së tij, duke shtuar madje se i janë vënë edhe përgjues në makinën e tij. Anëtari i KLD tha se ndërkombëtarët e njohin pasi ka ardhur në këtë post si gjyqtari më i votuar nga trupa gjyqësore që nga formimi i KLD. “Kryeministri tha se nuk është akuzë ndaj Gjin Gjonit, por në sensin e thënë këtë tha. Kryeministri ishte në një analizë të qeverisë dhe jo të partisë. Nuk e di pse është i shqetësuar nga Gjin Gjoni që ja ngrenë si shqetësim në NATO e Europë. Shpresoj që të jetë lapsus i rastit i kryemiinstrit të Gjinit apo Gjonit që mund  të çojë në një ndasi krahinore. Të gjitha organizmat janë vënë në lëvizje ndaj këtij presioni që më bëhet në mënyrë të padrejtë. Ndërkombëtarët përmendin emrin tim jo për një vlerë të veçantë, por se kam ardhur në këtë post si gjyqtari më i votuar nga trupa gjyqësore që nga formimi i KLD. Ndërkombëtarët duhet të shqetësohen se reforma në drejtësi po bëhet pa konsultën me ndërkombëtarët. Kryeministri deklaron se nuk ka gjë me mua por shpreh të kundërtën. Nëse nuk ka gjë personale, pse ILDKP nga burime të brendshme deklarojnë se kanë urdhër personal të kryeministrit? Si shpjegohet se çdo dy muaj bizneset e familjes sime kontrollohen e gjobiten duke e argumentuar se kanë porosi nga lart. Meqë zoti kryeministër, pse pa asnjë vendim të gjykatës më vë persona të forcave speciale dhe përgjues në makina? Këto akuza do t’i zgjidhë vetëm drejtësia.” tha Gjin Gjoni. Gjin Gjoni tha se ndaj tij nuk është paraqitur asnjë provë lidhur me akuzën për fshehje të pasurisë si nga ana e ILKDP ashtu edhe nga Ministri i Drejtësisë. Ai tha se ka prova që vërtetojnë se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe se do t’i paraqesë ato shumë shpejt në Prokurori. “Sa i përket vendimit të KLD dua të sqaroj, e para nga ana e ILDKP nuk është sjellë asnjë provë, madje ILDKP pretendon se nuk mund të dorëzojë dokumentat në KLD por i publikon në media. E dyta Ministri i Drejtësisë nuk paraqiti asnjë provë për akuzat që pretendon. E treta paaftësia e ministrit qëndron se pa respektuar ligjin ka futur për procedim të gjitha çështjet që janë jashtë afatit 5 vjeçar, vetëm për intimidim të vendimarrjes së KLD. E Katërta shumë shpejt do të paraqes të gjitha dokumentat që vërtetojnë se akuzat ndaj meje janë të pavërteta.” u shpreh Gjoni