Ngritja e një agjencie të integruar që do të përfshijë ALUIZN-in, ATP-në dhe Hipotekën konsiderohet nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si një nismë që do të shmang mbivendosjet e pronave. Znj. Gjonaj tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se po punohet për ngritjen e kësaj agjencie, ndërsa shtoi se një problematikë tjetër që do të marrë zgjidhje është edhe ajo e pajisjes me titur pronësie të disa rasteve problematike.

“Titujt e pronësisë janë shumë problematike jo vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Banorët në disa zona nuk kanë pranuar asnjhëerë të zbatojnë ndarjen e tokët sipas ligjit 7501. Po ashtu është edhe rasti I atyre që e përdorin tokën, por nuk kanë dokument pronësie. Po përpiqemi t’i adresojmë edhe këto dy problematika”, – u shprej ministrja Gjonaj në “Përballë”.