Gjoba, Paloka thotë se Gjykata e Lartë ishte nën persionin e bosit të Tahirit

488
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka thotë se Gjykata e Lartë ishte nën presionin e bosit të Tahirit kur mori vendimin për dënimin e tij.

Gjykata e Lartë dha sot vendimin për dënimin me gjobë prej 500 mijë lekë të Edi Palokës duke e akuzuar për shpifje ndaj Saimir Tahirit.

“Ne nje kohe qe gjithe opinioni publik shqiptar dhe nderkombetar tregojne me gisht qeverine Rama dhe drejt per drejt Sajmir Tahirin si autor te kanabizimit te Shqiperise dhe lidhjeve me krimin. Kur dhe Fatmir Xhafa si ministri qe zevendesoi Tahirin, e drejtoi gishtin tek Sajmir Tahiri.

Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter. Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin ,jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike” thotë Paloka në një prononcim të shpërndarë për mdian.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, “fitorja e demokratëve në 25 qershor do të jetë mbyllja e historisë së republikës së vjetër dhe fillimi i asaj që pret çdo shqiptar ; Republika e re”

Gjykata e Larte dënoi me 500 mijë lekë gjobë Palokën
Sigal