Gjirokastër, PS bleu votën e komunitetit rom

443
Në Gjirokastër blerja e votës nga Partia Socialiste ka qenë e hapur. Ata janë fotografuar dhe filmuar duke blerë votën tek zgjedhës që i përkasin komunitetit rom. Fotografitë janë bërë nga përfaqësues të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Dihet shumë mirë se ky komunitet është në gjendje ekonomike tepër të rëndë. Eksponentë të Partisë Socialiste janë fotografuar dje në lagjen e romëve në Gjirokastër duke u përpjekur të blejnë votën e tyre. Mjaft mirë i dimë kushtet e vështira të romëve në Shqipëri dhe se në 4 vite qeverisjeje të PS asgjë nuk ka ndryshuar për ta.
Sigal