GJIROKASTËR/ Numërohen 20 kuti. PS në avantazh, vendin e dytë e mban PD, ja votat e LSI

381
Nga hapja e 20 kutive të para në qarkun e Gjirokastrës, PS rezulton të jetë në avantazh, e ndjekur nga PD dhe LSI. Gjithsej në këtë qark pritet të numërohen 235 kuti votimi.
Ora-01:40- Numërohen 20 kuti në qarkun e Gjirokastrës. Nga numërimi PS kryeson me 1651 vota e ndjekur nga PD me 727 vota dhe LSI me 529 vota.
Ora-00:47- Numërohen 6 kuti në gjithë qarkun e Gjirokastrës. Nga numërimi PS kryeson me 1106 vota e ndjekur nga PD me 514 vota dhe LSI 331 vota.
Ora 00:30- Numërohen katër kuti në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nga 235 kuti që janë gjithsej. Në bazë të këtij numërimi PS është në vend të parë me 393 vota ose 62,7%, e ndjekur nga PD me 167 vota ose 26,6%, ndërsa LSI ka marrë 67 vota ose 10,7%.

Ora 00:11- Katër orë pas përfundimit të votimit, numërohet kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë. Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në Gusmart 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI. Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selckë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota.
Sigal