Gjinushi: Në zgjedhjet vendore dal më vete, nëse Rama nuk e mban fjalën

48

Kreu i Partisë Socialdemokratike, Skënder Gjinushi, deklaroi se politika nuk mund të pastrohet vetëm përmes gjyqësorit, por janë të nevojshme edhe mjete si vota dhe protestat. Gazeta “Telegraf”, sipas burimeve pranë  PSD-së, , mësoi se kryetari i saj, Gjinushi,  ka kritika edhe ndaj qeverisë “Rama”, sepse nuk ka goditur kokat që e kthyen korrupsionin në sistem.  Vota dhe presioni popullor është shpresa e Skënder Gjinushit për të pastruar politikën nga korrupsioni. Protesta është gjithashtu pjesë e formulës shëruese të propozuar nga lideri i socialdemokratëve, që duket se nuk i beson fort antibiotikut të sistemit gjyqësor.  Pikërisht në goditjen e ilegjitimitetit, Gjinushi është kritik ndaj Qeverisë Rama, fajëtore në gjykimin e tij për tolerimin që i bën atyre që e kthyen korrupsionin në sistem. Gjithsesi, politika e burgut nuk i pëlqen fort kreut të PSD-së, sipas të cilit është tepruar me prangat. Edhe ai i bashkohet zërave të analistëve që mendojnë se ka ardhur koha për ndryshimeve në qeverinë Rama. Harta e re territoriale nuk i ka pëlqyer shumë dhe mendon se një tjetër formulë do të ishte më optimale për Shqipërinë.  Sipas informacioneve të gazetës “Telegraf”,  Skëndër Gjinushi është i gatshëm të paraqitet edhe i vetëm në garën elektorale të 21 qershorit të ardhshëm. Deri atëherë mbetet i hapur ndaj ftesave që mund t’i vijnë nga e Majta, por këtë herë kërkon garanci që fjala e dhënë do të mbahet