Gjinushi: E majta fitoi bindshëm në zgjedhjet e 21 qershorit

209
Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, është shprehur i kënaqur nga rezultati i arritur nga partia e tij në këto zgjedhje lokale. Gjatë një interviste në një të përditshme, Gjinushi u shpreh se, PSD është e vetmja forcë politike që kandidoi jashtë koalicionit të ASHE dhe arriti të marrë më shumë vota.
“E majta fitoi bindshëm. Qëllimi i parë në këto zgjedhje është të fitosh kryetarin, se sa ngushtë apo gjerë fiton, kjo pak ka rëndësi. Në një analizë më të hollësishme, duhet të llogarisim sa ka qenë pjesëmarrja, a është ruajtur vota dhe konkluzioni është se mbi 140 mijë votues që votuan të majtën në vitin 2013, nuk kanë shkuar në zgjedhje. 
Një diferencë mes të majtës dhe të djathtës në 11 përqind është në minimum, sepse realisht kjo diferencë është 17-18 përqind. Rezulton se në këtë diferencë, PD nuk ka humbur ndonjë votë nga 2013, pothuaj ka marrë votën e saj politike. Firoja është tek e majta, për shkak të konsumit të qeverisë”, tha Gjinushi.