Gjinushi braktis mbledhjen e KQZ: Do shkoj në Kolegjin Zgjedhor

473
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi është larguar sot nga mbledhja e KQZ-së, teksa diskutohej ankimimi i PSD-së për vendimni e KZAZ 53, për Prrenjasin. Largimi i Gjinushit erdhi pasi ai e cilësoi hetimin e nisur nga KQZ si të paligjshëm. ‘Nuk merrem me ju, do të shkoj në Kolegjin Zgjedhor”, ka thënë Gjinushi.
Gjinushi i ka thënë Gjoncajt, përfaqësuesit ligjor të PS-së që kërkon të mos regjistrohet Topi si kandidat pasi janë falsifikuar firmat, se nuk duhet të tallen më me PSD-në dhe se i ka kërkuar në formë të paligjshme “shtetit të tij” të verifikojë firmat për kandidim.
Në debatin e tyre ka ndërhyrë kryetarja e KQZ-së, Luzi duke i kujtuar Gjinushit pyetjen se kush mban përgjegjësi për falsifikimet.
Sigal