Gjiknuri sqaron taksën për Rrugën e Kombit: Abone për mjetet që udhëtojnë shpesh

535
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës lidhur me tarifën për Rrugën e Kombit, duke i cilësuar ato ‘pseudoakuza’.
Gjiknuri tha se tarifat është për mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa nënvizoi faktin se kjo pagesë nuk do të rëndojë tek askush. Mes të tjerash ministri tha se mjetet që udhëtojnë shpesh në rrugën e Kombit do të pajisen me abone, me një çmim më të reduktuar. Po ashtu ai vuri rëndësi tek fakti se kjo taksë nuk do të ndikojë në ekonominë e vendit.
“Një njeri q vjen të shpenzoj 1 mijë euro për pushime, nuk do ti kushtojë gjë 5 euro për taksën. A ka taksë më të çuditshme se vutë ju? Ju skanonit çdo lloj malli. Edhe energjinë elektrike, dhe për të skanoni mallin, 22 euro për çdo faturë. Dhe u merakoskan për paratë që do merren për këtë rrugë. Këto argumente flasin vet. Rrugët janë të rëndësishme dhe mirëmbajtja e tyre është barrë e qeverisë. Pastaj nuk do paguajnë ata qytetarë që nuk kanë mjete. Për ata mjete që udhëtojnë shpesh do të ketë një abone me çmim të reduktuar, psh për një periudhë 6 mujore. Në tre vitet e para janë parashikuar pagesa në favor të shtetit”, tha Gjiknuri.
Sigal