Gjiknuri mbron Tahirin: Me rëndësi që gjykata të jetë e pavarur dhe të mos bazohet në orekset politike

406
Sigal

Ish- Ministri i Energjitikës dhe Transportit Damian Gjiknuri i ka dalë në mbrojtje ish kolegut të tij Saimir Tahiri, i cili sot do të mësojë nëse do të dënohet me 8 vite burg apo nga gjykata, për akuzën e trafikut të drogës.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në Neës 24, Gjiknuri u shpreh se drejtësia duhet bazuar në prova.

“Duke qenë se vi nga drejtësia, janë disa parime që na kanë udhëhequr, më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg. Nuk mund të paragjykoj vendimin. Vetë ai ka thënë që ka besim te drejtësia. Mendoj nuk janë ato standarde prove për akuzat. Me rëndësi është gjykata të jetë e pavarur në vendimin e saj. Më mirë të kemi një drejtësi të mbështetur në prova se të kënaq orekset politike. Çështja do të marrë kohë se edhe do të apelohet. Shpresoj të jetë i bazuar në prova, e me standarde. Nuk paragjykoj procesin, nuk jam pjesë e tij. E rëndisshme është të të jetë i bazuar në ligj e t’i shërbejë të mirës publike.” u shpreh Gjiknuri.