Sigal

“Vitin tjetër nisin fluturimet nga Kukësi”

Ministri I Inferasktrukturës, Damian Gjiknuri tha se në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se në bazë të vlerësimit që do të nxjerrë auditi I pavarur sa I përket eikulibrit ekonomik të konçesionit të aeroportit, pas dy muajsh qeveria mund t’i kërkojë koncesionarit të ulë tarifat. Gjiknuri reagoi edhe ndaj pakënaqësisë së shprehur nga konçesionari për këtë masë. “Auditi parashikohet në kontratë, ndaj më duket çudi që konçesionari të habitet për një gjë që është rënë dakord në kontratë,”- tha ministri.

I pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi për fatin e aeroporteve të tjera që parashikohet të ndërtohen në vend, Gjiknuri tha se vitin tjetër do të nisin edhe fluturimet nga aeroporti I Kukësit.