Gjermeni: Pas legalizimit, nis urbanizimi i zonave

443
Një kryefamiljar tetraplegjik ka marrë lejen e 10 mijtë të legalizimit në Durrës, ku procesi po ecën me ritme të shpejta. Me dorëzimin e kësaj lejeje, ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni deklaroi se procesi i legalizimit i hap rrugë urbanizimit të ish-zonave informale. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame u shpreh se nga procesi i legalizimit nuk do të përfitojë asnjë nga ata që nuk kanë bërë vetëdeklarimin e pronës informale. Për ndërtimet dhe shtesat e bëra në zonën arkeologjike “A” të Durrësit, që përfshin qendrën historike të qytetit, nuk do të ketë lëshime. Kreu i Agjencisë së Durrësit, Flamur Gjuzi theksoi dhe njëherë se asnjë objekt informal i ndërtuar në zonën “A” nuk do të legalizohet. Gjatë 8-mujorit të parë të vitit, Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës, si rezultat i interesimit qytetar për pagesën e truallit ka arkëtuar 370 milion lekë në arkën e shtetit.
Sigal