Gjermania nuk njeh zgjedhjet e 30 Qershorit: Të vendosë Gjykata Kushtetuese për legjitimitetin

541

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar për krizën politike në vend. Në një deklaratë të diplomates Susane Schütz theksohet se forcat politike duhet të mendojnë për proceset pas 30 qershorin.

Ambasada vë theksin në dënimin e krimeve zgjedhore, duke nënkuptuar përgjimet e “Bild” për zgjedhjet e vitit 2017, si dhe thekson se çështja e ligjshmërisë së 30 qershorit duhet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës gjermane në Tiranë.

Deklaratë e Ambasadores Schütz

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira.

Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.

Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”.