Gjermania: Droga u kap në 2013 policia shqiptare bashkëpunon

428
Sigal

TIRANË – Ambasada gjermane në Tiranë ka konfirmuar sot Ministrinë e Brendshme shqiptare se zbulimi i një kamioni me drogë në Nurnberg të Gjermanisë ka ndodhur më 30 tetor të vitit të shkuar dhe kriminelët me origjinë nga Shqipëria kishin mëse dy vjet që ishin në fokus të hetimit nga organet kompetente të të dyjave vendeve. Ambasada njoftoi se mediat shqiptare i janë referuar një deklarate për shtyp të Zyrës së Hetimit Doganor të Mynihut të datës 16 maj 2014, e cila u publikua si lajm nga gazeta “Süddeutsche Zeitung“ dy ditë më pas, por faktet i përkasin vitit 2013. Në këtë këndvështrim, ambasada bën të ditur se “në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm doganor, realizuar më 30.10.2013 në Nürnberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare. Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton ngakuar në atë kamion. Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë (pesha neto 645 kg). Hetimet e gjera realizuar pas kësaj bashkarisht nga autoritet kompetente shqiptare dhe gjermane treguan, se autorë krimesh në Gjermani dhe të tjerë syresh deri më sot ende të paidentifikuar plotësisht në Shqipëri kishin organizuar në bashkëpunim disa dërgesa mariuane nga Shqipëria në drejtim të Evropës Perëndimore. Policia shqiptare së bashku me partnerët e saj gjermanë arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Hollandës. Kështu autoritet hetimore në Gjermani mundën të kapnin një sasi mariuane prej 150 kg të fshehur në një kamion si dhe të ndalonin autorët tanimë të njohur prej procesit të hapur që në tetor të vitit 2013. Ndërkohë mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë këtu atë me policinë dhe prokurorinë shqiptare, janë duke u ndërmarrë verifikime të mëtejshme, që kanë të bëjnë me këtë grup kriminal. Prej artikullit të „Süddeutsche Zeitung“ të datave 17/18 maj, në faqen. 44, rezulton se autoritetet hetimore i kishin shënjestruar prej vitesh dy kriminelët me origjinë nga Shqipëria, pa mundur të siguronin deri më tani provat për veprimtarinë e tyre kriminale,”- përfundon njoftimi