Gjermani, Manjani takon homologun: Kemi nevojë për mbështetjen tuaj për reformën në drejtësi

453
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndodhet në Gjermani ku është takuar me një sërë zyrtarësh të lartë. Manjani ka takuar Ministrin gjerman të drejtësisë si dhe sekretarin parlamentar të drejtësisë.

Ministri Manjani deklaroi se Gjermania është partneri i preferuar i Shqipërisë dhe pa mbështetjen e saj nuk do të kishte anëtarësim në NATO. Ai ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për reformën në drejtësi.
“Kemi nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Ligjet procedurale do hartohen sipas modelit gjerman”, tha ai. Ndërsa zyrtari gjerman Heiko Maas shprehet se reforma në drejtësi është e domosdoshme.
Sigal