Sigal

Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn shpreh preferencën për punonjës nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të punësohen menjëherë në spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve

Petraq BARJAMI

Ndërkohë që në Gjermani është ndezur debati për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare refugjatëve të luftës të Sirisë, qeveria gjermane shpall se ka nevojë për fuqi punëtore në sektorë të caktuar, dhe bën thirrje që këtë nevojë për punëtorë ta marrë, pikërisht nga Shqipëria dhe Kosova, sepse e shikon që fuqia punëtore që i duhet në ndihmën sociale, është më e kualifikuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Duam 13.000 punëtorë, sa më shpejt

Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn (CDU) është shprehur për “Süddeutsche Zeitung” se vendet e punës nuk mungojnë për Gjermania ka nevojë për forcë punëtore. Ai njoftoi hapjen e 13 mijë vendeve të lira të punës përmes kabinetit të tij dhe tha se asnjë azil i të moshuarve në Gjermani nuk mund të funksionojë më pa ndihmën e fuqisë punëtore të huaj.

Preferenca e gjermanëve: Punëtorët të vijnë nga Shqipëria dhe Kosova

Mijëra punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova janë futur në skemën e shtetit të Gjermanisë për t’u punësuar në disa spitaleve dhe shtëpitë e të moshuarve. Berlini zyrtar ka njoftuar se kjo iniciative për vende të lira pune është bërë me arsyetimin se mungon fuqia punëtore që përkujdesen për të moshuarit. Sipas tyre, ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht vetëm me para. Kjo nevojë e Gjermanisë, por edhe e shteteve të tjera të fuqishme të Bashkimit Evropian, për fuqi punëtore në shërbimin shëndetësor shtron në mënyrë urgjente që në Shqipëri të punohet dhe të adresohet që të rinjtë dhe të rejat të shkollohen dhe të kualifikohen në ato sektorë ku ka nevojë tregu i Punës të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.