Gjergj Mero: Për bizneset e mëdha dhe të vogla do të ul taksat

467
Kandidati Gjergji Mero ishte sot në një fabrikë mishi dhe sallamerie, e njohur në tregun kombëtar, me një aktivitet prej mëse 20 vitesh. Këto biznese vuajnë aktualisht taksat e larta dhe uljen e konsiderueshme të fuqisë blerëse për shkak të varfërisë së madhe që ka në Korçë dhe qytetet e tjera. 
Gjatë takimit me drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë, Gjergj Mero tha se, Bashkia duhet të jetë institucioni më mbështetës i këtyre biznesve që punësojnë me dhjetëra njerëz dhe që nxjerrin në treg produkte serioze, me cilësi evropiane. 
Kandidati Mero tha se në programin e tij taksat vendore do të ulen 30% për bizneset mëdha dhe të vogla në mënyrë që të mbështetet prodhimi vendas dhe punësimi. Njëherësh kandidati Mero shpalosi pikat kyçe të program të tij, ku theksoi se do të ketë një lehtësi të madhe për të punësuarit e rinj.
“Vitin e parë për të punësuarit rishtaz , bashkia do të paguajë sigurimet shoqërore”, u shpreh kandidati Mero, duke garantuar mbështetje dhe konsulta publike me biznesin, për çdo kërkesë dhe shqetësim të tij. 
Sigal