Gjergj Goro shantazhon anëtarët e KZAZ-së, jep dorëheqjen sekretari

495
Gjergj Goro ka vazhduar edhe dje sulmet kundër rivalit të tij të pavarur Vladimir Kume, kandidat për kryetar të kësaj bashkie, për të bllokuar procedurat ligjore të veprimtarisë së tij elektorale proceduriale. Sipas Kodit Zgjedhor KZAZ-ja në Himarë duhet të kishte filluar punën që në 14 prill, mirëpo as dje nuk u bë e mundur të bëhet mbledhja e saj. Kandidati i PS-së, dhe aktualisht kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro, nëpërmjet prapaskenave të tij, detyroi që të japë dorëheqjen sekretari i KZAZ-së Agron Gurabardhi, përfaqësues i PD-së. Aktualisht në KZAZ e Himarës Kryetare është Marilena Nini (PS), Nënkryetar Vasil Rrapo (PD), ndërsa vendi i Sekretarit pas dorëheqjes së Agron Gurabardhi është vakant. Viktimë e intrigave dhe prapaskenave të Gjergj Goros, ra edhe ish-kryetari i KZAZ-së në Himarë, Ilir Gjiçali, i cili u zëvandësua nga Marilena Nini. Këto “dorëheqje” të detyruara të anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-së, nga Gjergj Goro, bëhen, që në KZAZ-në e Himarës të emërohen vetëm të bindurit e Gjergj Goros, me qëllim, që, paskëtaj, të mund të ketë fushëveprimi për të sulmuar kandidatin e pavarur Vladimir Kume, të cilin e shikon si rivalin e tij kryesor dhe për ta bllokuar.
Sigal