Gjergj Bojaxhi: Voto 4, sfidë neglizhencës së politikës

495
Gjergj Bojaxhi i është rikthyer në fushatën për Tiranën, pas disa ditë takime të Sfida në Shqipërinë në rrethe. Gjatë takimeve me banorë të kryeqytetit, Bojaxhi tha se politikanët, shumë gjatë, i kanë renditur shqiptarët pas interesave të tyre politike. ”Tani ata kërkojnë edhe më shumë pushtet. Por ata janë problemi, ndaj nuk mund të jenë zgjidhja. Ne, Sfida për Shqipërinë, besojmë se gjërat zgjidhen duke nisur pikërisht nga politika. Na duhet një politikë e pastër, drejt një Shqipërie që punon”, tha Bojaxhi. Kandidati i Sfidës për Shqipërinë tha se vota për vlerat është vota më e vlefshme. Vota juaj është protesta më e fortë, tha Gjergj Bojaxhi. “Vota për Sfidën është votë kundër neglizhencës së politikës. Por mbi të gjitha, vota për numrin 4 është votë për politikën që na ngjan. Është votë për politikën me vlera”, tha Bojaxhi gjatë takimeve. Sfida për Shqipërinë renditet në fletën e votimit me numrin 4, me kryetar administrativ Hektor Ruçi.
Sigal