Gjergj Bojaxhi shpall kandidaturën “Do kthejmë Tiranën tek qytetarët”

459
Gjergj Bojaxhi ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës. “Me vendosmëri dhe kurajë nisim një sfidë të vështirë”, tha Bojaxhi në një konferencë për mediat ku njoftoi për kandidimin.
“Ne, të zhgënjyer nga partitë dhe bizneset e tyre jemi shumë më tepër. Ne, që në Tiranë jemi pa siguri, pa qetësi, pa ajër të pastër, pa rrugë të lira, me shkolla me dy turne, jemi më tepër se ata që votojnë symbyllur për partitë e vjetra të tranzicionit. Ne jemi shumica dhe u bëjmë thirrje të bashkohemi për ta rikthyer qytetin në duart e qytetarëve” theksoi më tej ai. Bojaxhi prezantoi me pak fjalë edhe platformën, që sipas tij, do t’i jepte zgjidhje problemeve në kryeqytet.
“Ne Tirana, ne shumica, do të bëjmë një qytet më të gjelbër për fëmijët tanë, më të hapur për këmbësorët, më tërheqës për sipërmarrësit, më motivues për nxënësit, më të jetueshëm për banorët. Ne do të bëjmë një qytet më dinjitoz për të gjithë”, tha Bojaxhi.
Gjergj Bojaxhi fillimisht u njoh për publikun kur u caktua si drejtor i KESH-it. Më pas kariera e tij vijoi si zëvendësministër i Energjitikës dhe drejtor i INUK.
Sigal