‘Gjëra të vogla me dashuri të madhe’, Meta e nis ditën me këtë mesazh

575
Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një homazh kushtuar shqiptares se madhe, Shenjtores Nënë Tereza.
Mesazhi i Metes, ne faqen e tij ne FB, vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor. Sipas Metës, kjo porosi e Nënë Terezës duhet te shërbejë si shembull frymëzimi.
Postimi i Metës
Të dashur miq, Shenjtorja Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, ka thënë se: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, kjo porosi e Nënë Terezës, të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet.


Sigal