Gjendja skandaloze e konvikteve, Edi Rama e kalon me premtim kërkesën e studentëve

456
Sigal

Ka nisur konferenca e kryeministrit Rama, ku po artikulohen vendimet që ai ka marrë lidhur me studentët.

Rama u shpreh se studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, nga familje me një prind, të verbërit, personat para dhe tretraplegjikë, si dhe ata me mesatare mbi nëntë në të gjitha programet e studimit do të përfitojnë uljen në 0 të tarifave, si dhe 10 mijë lekë të reja bursë nga shteti.

Vitin e ardhshëm përgjysmimin e tarifave nuk do ta përfitojnë ata studentë që do të kenë mesataren nën gjashtë.

Ndërkohë lidhur me kërkesën e dytë të studentëve që kishte të bënte me gjendjen në konvikte, Rama premtoi se rikonstruksioni i tyre do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.

“Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.