Gjendja e rëndë pas tërmetit, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

136

Zëdhënësi i Presidencës bën me dije se nesër Ilir Meta do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ky vendim vjen afro një javë pasi vendi kaloi orë dramatike si pasojë e tërmetit që ka lënë deri më tani të paktën 51 viktima dhe qindra të pastrehë.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të bëhet për të diskutuar mbi situatën  e rëndë që ka prekur vendin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njofton Blushi.