Gjellëtorja e deputetit, tani edhe librari shkollore

493
Lindita MALO
Nga Nëntori 2016/ Presione drejtuesve të shkollave dhe mësuesve “Shkoni blini librat tek gjellëtorja!”
E ndërsa situata politike sa vjen dhe ndizet, për shkak edhe të afrimit të fushatës zgjedhore, duket se skandalet e ligjvënësve të Rilindjes nuk njohin masë, kufi dhe moral për t’u pasuruar. Një deputet rilindës i qarkut të Elbasanit, i cili veç disa pronave dhe milionave ka arritur të hipotekojë edhe një gjellëtore, ka arritur ta kthejë atë në “librari shkollore”. Prej nëntorit 2016 dhe deri sot, gjellëtorja e deputetit, e cila gatuan paçe, pilaf dhe mish gici, ka marrë përsipër të shesë edhe librat shkollorë, pse jo, edhe artistikë. Disa drejtues shkollash, mësues dhe prindër i thanë gazetës “Telegraf” se “prej 4-5 muajsh dy libraritë shkollore pothuajse nuk bëjnë shitje librash fare, sepse gjithçka është transferuar tek gjellëtorja e deputetit, i cili, edhe pse jeton në Tiranë në një banesë 220 metra katrore , duket se nuk i ndahet “shpirti” nga gjellëtorja , pronë që e ka legalizuar dhe pretendon ta ngrejë edhe me dy kate. Atje ne blejmë librat shkollorë, por edhe librat artistikë kur mësueset japin porosi për fëmijët tanë”. Sipas prindërve “kjo gjë duket sa e paligjshme aq edhe skandaloze për nga imazhi, pasi ka mësues që na thonë “shkoni blini librat atje tek gjellëtorja, me atë rast hani edhe ndonjë pilaf me paçe, se e bëjnë të mirë, kurse për shitëse kanë punësuar pastruesen e gjellëtores”. Skandale të tilla dëgjon dhe gjen vetëm në kohën e Rilindjes. Mësohet se deputeti, vjen ndonjë të shtunë me makinën e tij luksoze, qëndron ndonjë orë, jep porosi dhe merr para nga gjellëtorja, dhe ikën për ta kaluar fundjavën diku larg në Pogradec apo Ohër. Sipas disa prindërve mësohet se “edhe ata persona juridikë që kanë licencë për tregtimin e librave shkollorë, janë të detyruar t’i binden ortakërisë me pronarin e gjellëtores, me deputetin, ndryshe mbeten pa punë. Madje deputeti ka marrë edhe një magazine tek ish-stacioni trenit dhe e ka kthyer në “depo librash shkollorë”, duke lidhur ortakëri edhe me biznesin e tyre. Në muajin shtator 2016, ndërhyrja e deputetit të Rilindjes, arriti të skualifikojë tre firma serioze, të cilat kanë shtypshkronjat e tyre dhe kanë mbi 15 vjet që merren me librin shkollor, dhe fitues doli firma e mikut të pronarit të gjellëtores. Mësohet se edhe fushata elektorale aty tek kjo gjellëtore do të ketë bazën e saj për deputetin e Rilindjes, nga ku do të ushqehen çdo ditë me paçe dhe pilaf, militantët, mbështetësit dhe komisionarët e tij. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur në seleksionimin elektoral nga listat e zgjedhjeve të 2013, Rilindja përzgjodhi më të bindurit, më të njollosurit dhe më të korruptuarit. Ata në 4 vjet jo vetëm fituan milionat, por edhe u bënë me prona të shumta të pamerituara, duke u kthyer në xhambazë, sekserë dhe trafikantë, me qëllimin e vetëm, të pasurohen me para të pista që pas 4 vitesh, të blejnë sërish votat e shqiptarëve. Aq të babëzitur janë ligjvënësit e Rilindjes, sa edhe gjellëtoret i kanë hipotekuar dhe kthyer në vende, ku veç paçeve dhe pilafit, tani po sheshin edhe artikujt shkollorë, duke lënë pa punë dhjetëra firma që nuk u binden atyre t’u japin “haraçin” e kërkuar.
Sigal