Gjatë ceremonisë për uniformat e policisë,Rama: Mirënjohje Turqisë dhe personalisht presidentit

437
Sigal

Gjatë prezantimit të uniformave të reja të Policisë së Shtetit nuk ka munguar edhe një falënderim për kontributin e shtetit turk dhe në mënyrë të veçantë një përshëndetje për Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Që në nisje të fjalës së tik, Kryeministri Edi Rama i përcolli falënderime personale presidentit Erdogan që sipas tij bëri të mundur që Policia shqiptare të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara.

“Dua që qysh në fillim t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot Policia jonë e Shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara ku pjesa e uniformave operacionale është tanimë në dispozicion të gjithë atyre që në punën e përditshme të terrenit e kanë të domosdoshme këtë uniformë”, tha Rama.

Jo pak herë kryeministri është kritikuar për afërsinë e tij me Turqinë dhe presidentin Erdogan. Madje Turqia është ‘përfshirë’ edhe në debatin për pronat mes Shqipërisë dhe Greqisë.