Gjana: Të dielën PD-ja me kryetarin e saj, kundërshtarët të vazhdojnë të flasin

554
Kryetari i Komisionit Operacional Elektoral në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, hedh poshtë çdo akuzë për fryrje të listave të anëtarësisë
Gjatë një interviste për gazetën “Telegraf”, Jemin Gjana, i cili mban në Partinë Demokratike postin e kryetarit të Komisionit Operacional Elektoral, ka hedhur poshtë të gjitha zërat kritik lidhur me mënyrën se si është përgatitur procesi. Sipas Gjanës, ata që flasin le të vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa PD, do të vazhdojë rrugën e saj për të bërë opozitën e duhur. Jep detajet për mënyrën se si do të procedohet për të votuar. Ndërsa thotë se deri në mbrëmje kishte përfunduar i gjithë procesi i shpërndarjes së kutive të votimit në të gjitha degët si dhe materialet e votimit në 73 komisionet e ngritura. Gjana tregon se cilat janë qarqet me numrin më të madh të anëtarësisë ku janë ngritur nga dy komisione. Pas përfundimit të votimit, kutitë do të dërgohen në selinë e Partisë Demokratike dhe me mbërritjen e kutisë së fundit do të nisë edhe numërimi. 

Zoti Gjana, keni përfunduar shpërndarjen e bazës materiale, ndërkohë që kritikët brenda partisë akuzojnë se në lista janë shtuar emra fiktivë të votuesve. Sa të vërteta ka në këto deklarata?
Është e vërtetë që ne kemi përfunduar pa asnjë problem shpërndarjen e bazës materiale për të gjitha degët në qarqe. Po kështu kemi shpërndarë dhe bazën materiale. Nuk kemi pasur asnjë problem deri në këtë pikë. Në Tiranë u shpërnda më vonë baza materiale. Kjo për faktin se fillimisht ne shpërndamë në zonat më të largëta. Sa për zërat kundër për këto zgjedhje nuk di çfarë emri t’i vendos. Ata ja fusin kot. Manipulojnë turpshëm. Megjithatë ata e dinë vet se çfarë duhet ët bëjnë, le të vazhdojnë të flasin. Listat janë të publikuara. Nuk ka asnjë ndryshim në to. Kushdo mund t’i verifikojë, madje edhe ata që flasin në këtë rast. Pra dua të them se është e turpshme të flasësh për një proces, i cili ka nisur dhe do të përfundojë brenda të gjitha rregullave. Ne kemi prej ditës që punojmë për këtë proces dhe tashmë kemi arritur në fund. Nesër (sot), do të shohim rezultatin. Të tjerët le të flasin.

Mendoni se dalja e zërave kundër në PD do të ulë ndjeshëm numrin e votuesve për kryetarin e Partisë Demokratike?
Për këtë nuk mund të përgjigjem dot sot. Pasi të kemi votuar dhe të numërojmë votat do të dalë dhe rezultati. Do shohim si do shkojë. 

Kur nis votimi dhe kur përfundon?
Votimi nis në orën 08:00 dhe përfundon në ora 19.00. Anëtarët janë të lirë që gjatë gjithë ditës sipas mundësive të shkojnë për të votuar. Pra dua të them se është një proces i rregullt dhe anëtarësia kudo që janë kanë të gjithë ditën në dispozicion për të votuar. Pas orës 19:00 të mbrëmjes, kutitë do të mbyllen. 

Cili është qarku me numrin më të madh të anëtarëve?
Numrin më të madh e kanë qarqet e Shkodrës, Fierit, Elbasanit, Durrësit dhe Kamza. Në këto qytete janë vendosur edhe nga dy komisione. Kjo për të bërë të mundur votimin në kohë të shpejtë dhe pa pengesa. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, kutitë do të mbyllen dhe do të nisen drejt Tiranës. Ato do të numërohen të gjitha në Selinë e partisë Demokratike, ku çdo gjë është bërë gati. 
Sa grupe numërimi janë në selinë e PD-së?
Janë shtatë grupe numërimi dhe salla është gati. Me të mbërritur kutia e fundit nis numërimi. Çdo grup numërimi ka katër numërues. Dy prej tyre janë caktuar nga Komisioni Operacional Elektoral dhe nga një është caktuar nga kandidatët. Gjithçka është bërë sipas rregullit, kjo për të mos i dhënë mundësi hamendësimeve dhe kontestimeve pas numërimit.

Si do e konsideroje përpjekjen e kundërshtarëve për të ndalur bashin në këto zgjedhje dhe larguar atë nga partia?
Të them të drejtën nuk do më pëlqente fare të komentoja atë se çfarë ata janë duke bërë. Por institucionalisht luftën politike e bëjnë kandidatët me njëri-tjetrin. Ata që duan të flasin kundër le të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Tashmë Partia Demokratike ka hyrë në një proces. Cili nuk mund të kthehet pas. 
Zgjedhjet në PD
Votimi nis në orën 08:00
Mbyllet në 19:00
Votimi në 64 degë në qarqe
Janë ngritur 73 komisione 
Votojnë 104 mijë anëtarë
Sigal