“Gëzuar Kosovë”, Kryemadhi uron 10 vjetorin e Pavarësisë

705
Mesazheve të shumta të urimit për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ai i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Duke kujtuar edhe një herë momentet e 10 viteve më parë sesi është pritur ky lajm jo vetëm nga shqiptarët por edhe mbarë bota, Kryemadhi shkruan sot për një reflektim që ka ardhur koha se duhet të ketë plasa politike e Kosovës por edhe e Shqipërisë.
“Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptareve pjesë e familjes së madhe evropiane”, shkruan Kryemadhi.
Mesazhi i plotë i Kryemadhit
10 vjet më parë pavarësia e Kosovës ishte lajmi më i gëzuar për të gjithë shqiptarët anëkënd botës. 10 vjet më parë hareja dhe gëzimi ishin pjesë e jetës së çdo shqiptari, pavarësisht vendit ku ndodhej.
10 vjet më parë media ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen maksimale shpalljes së pavarësisë së shtetit më të ri dhe ndoshta nga më të vuajturit në Evropë. 10 vjet më parë, sakrificat, përpjekjet dhe lufta e një kombi së bashku dhe me mbështetjen dhe angazhimin e ndërkombëtarëve sollën pavarësinë e munguar ndër shekuj.
Sot, 10 vjet më pas festa dhe hareja janë prapë pjesë e jetës së çdo shqiptari, që më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet. 10 vjet janë shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën, por mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është angazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane.
Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptareve pjesë e familjes së madhe evropiane.
Sigal